Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth 2.000 trupa ruse ndodhen në Mariupol

Afërsisht 2.000 trupa ruse, që i bie sa dy batalione të grupeve taktike, vazhdojnë të qëndrojnë në Mariupol, ka deklaruar të mërkurën një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, raporton CNN.

E 10 batalione ruse që i ishin të destinuara për qytetin, tani po përpiqen të lëvizin në veri dhe janë ndalur "ose për të krijuar pozicione më të mira mbrojtëse ose për të riparuar dhe rivendosur veten" në jug të qytetit të Velyka Novosilka, shto zyrtari amerikan.

Zyrtari tha se forcat e mbetura në dhe rreth Mariupolit mund të kenë edhe luftëtarë jorusë.

Përparimi ushtarak rus në Ukrainë "mbetet i ngadalshëm dhe i pabarabartë" në veri të vendit, sipas zyrtarit.

Ai shtoi se megjithëse rusët po i zhvendosin operacionet e tyre në jug, ata po përballen me shumë kundërshtime ukrainase në ato zona.

"Ata nuk po bëjnë vërtet ndonjë përparim në jug”, tha zyrtari për betejat e rusëve në Mariupol.

Mariupoli është qyteti më i shkatërruar, sipas vlerësimeve ukrainase. Qyteti port në jug, ka qenë shënjestër e Rusisë që kur ka nisur pushtimi, më 24 shkurt.

Artikuj të ngjashëm