Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar vlerësimin e saj të përditshëm të luftimeve në Ukrainë, raportoi BBC-ja të martën.
Përmes një njoftimi ka thënë se forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit, duke shtuar se ka pasur forca ruse që janë tërhequr nga një numër pozicionesh.
Në jug, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në Mariupol me granatime të rënda, por ka konfirmuar se forcat ukrainase ende e kontrollojnë qendrën e qytetit.
"Diku tjetër, trupat ruse po ruajnë pozicione bllokuese derisa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
-
Ukraina thotë se këtë vit ka rikthyer mbi 600 kilometra katrorë territor të marrë nga Rusia
-
Çfarëdo trupa të huaja në Ukrainë do të jenë objektiva legjitimë, thotë Moska
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Kremlini pas sulmeve mbi Kiev: Jemi ende të interesuar për paqe