Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës

Trupat ruse janë tërhequr plotësisht nga veriu i Ukrainës

Trupat ruse tani janë "tërhequr plotësisht" nga veriu i Ukrainës, duke u kthyer në Bjellorusi dhe Rusi, ka bërë të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Disa nga ato njësi do të transferohen në Ukrainën lindore për të luftuar në Donbas. Por shumë prej forcave do të kenë nevojë për "rimbushje të konsiderueshme" përpara se të dislokohen, raporton BBC.

"Çdo rishpërndarje masive nga veriu ka të ngjarë të marrë të paktën një javë”, ka thënë ministria në konferencën e saj të mëngjesit.

Ajo ka shtuar se granatimet ruse të qyteteve në lindje dhe jug të Ukrainës vazhduan dhe se ato kishin avancuar në jug nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Izyum.