Luftimet në Ukrainën Lindore do të intensifikohen gjatë dy-tri javëvë të ardhshme, pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, raportoi Sky News.
Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetskut dhe Luhanskut.
Raporti thotë se forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të ridislokohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën Lindore.
Ndërkohë, të hënën një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se kishte indikacione se forcat ruse po rifurnizonin dhe përforconin trupat në rajonin e Donbasit.
Zyrtari i lartë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka shtuar se Rusia duket se po përforcon pozicionet në veriperëndim të Donetskut.
Donetsku dhe Luhansku janë pjesë e rajonit të Donbasit.
Edhe
Rusia intensifikon sulmet në lindje të Ukrainës
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 12 April 2022
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 12, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/kt8tMUxq3P
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/vGy3y0iSjJ