Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar hartën e re të luftës në Ukrainë dhe në të nuk ka ndryshime të dukshme krahasuar me ditët e fundit.
Betejat më të mëdha janë ende duke u zhvilluar në lindje, në rajonin e Donbasit dhe ukrainasit ende po përpiqen t'i afrohen sa më shumë qytetit Kherson në jug. Është qyteti më i madh që rusët e kanë pushtuar deri më tani në luftë.
Rusia ka pësuar humbje të madhe të forcave luftarake që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë më shumë se nëntë javë më parë, tha inteligjenca ushtarake britanike.
Moska fillimisht vendosi më shumë se 120 grupe të batalionieve taktike ose rreth 65 për qind të totalit të forcave të saj tokësore, tha njësia e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes në buletinin e saj të fundit.
Londra zyrtare njoftoi se kishte të ngjarë që më shumë se një e katërta e atyre njësive ruse të jenë të paafta për të luftuar.
"Ndoshta do të duhen vite që Rusia t'i rindërtojë ato forca", thuhet në një buletinin e postuar në Tëitter të hënën.
Qeveria britanike ka publikuar për javë të tëra vlerësime ditore të inteligjencës për luftën. Moska akuzon Londrën për fushatë dezinformimi.
The illegal and unprovoked invasion of Ukraine is continuing.
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) May 2, 2022
The map below is the latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 2 May 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/bPVxJqq2E1
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/fi0dNvWgKL