Ukraina po vazhdon ta mbrojë qytetin port të Mariupolit, ka thënë komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyy.
Ai ka thënë se “mbrojtja e Mariupolit po vazhdon. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me forcat tona të mbrojtjes të cilët heroikisht po e mbajnë qytetin”, shkruan Sky News.
Ai ka shtuar se forcat e armatosura janë duke bërë gjithçka për të fituar dhe shpëtuar jetë të personelit dhe civilëve.
Më herët sot, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se qyteti është duke u shkatërruar dhe qindra njerëz kanë vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: 344 persona u evakuuan nga Mariupoli të mërkurën
-
Ukraina e gatshme t’i lirojë të burgosurit rusë nëse lejohet evakuimi i sigurt nga Mariupoli
-
Komandanti ukrainas në Mariupol: Ky mund të jetë mesazhi i fundit, nuk do t’i lëmë armët
-
Ukrainasit nuk dorëzohen në qytetin strategjik, me gjithë gjendjen “çnjerëzore”
-
Kryeministri ukrainas: Mariupoli nuk ka rënë