Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se forcat ukrainase në Mariupol ende janë duke luftuar kundër presionit të Rusisë për t’u dorëzuar.
“Qyteti ende nuk ka rënë”, ka thënë ai, shkruan BBC.
Të dielën, Rusia ka thënë se mund të garantojë për jetët e ushtarëve ukrainas të cilët do të dorëzohen, duke shtuar se të vetmit ushtarë që kishin mbetur, ishin disa të ngujuar në një fabrikë të çelikut.
Disa zyrtarë të tjerë ukrainas kanë pohuar të njëjtën. Më herët deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko i ka thënë BBC-së se ka folur me ushtarët në Mariupol dhe ata kanë thënë se do të luftojnë deri në fund.
Artikuj të ngjashëm
-
Forcat ukrainase në Mariupol kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për t'u dorëzuar
-
Ukraina thotë se Mariupoli po vazhdon të mbrohet
-
Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës
-
Kryeministri ukrainas: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me SHBA-në
-
Ukraina s’e nënshkruan marrëveshjen për mineralet pa garanci sigurie, thotë kryeministri ukrainas