Forcat e mbetura ukrainase në qytetin e Mariupolit janë ende duke luftuar, tha sot kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.
Shmyhal tha për ABC se trupat po kundërshtojnë kërkesën e Rusisë për të lënë armët dhe për t’u dorëzuar, pasi thotë se kanë nën kontroll edhe disa pjesë të qytetit.
“Qyteti ende nuk ka rënë”, tha Shmyhal, shkruan të dielën Sky News.
Më herët gjatë ditës së sotme, ministria ruse e mbrojtjes urdhëroi forcat ukrainase në Mariupol të ndalonin luftimet, derisa Moska pretendon që forcat e saj e kanë pushtuar pothuajse plotësisht qytetin.
Megjithatë, disa orë pas afatit të paradites, nuk kishte asnjë shenjë dorëzimi nga luftarakët ukrainas të ngujuar në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal, një nga fabrikat më të mëdha metalurgjike të Evropës.
Edhe
Kryeministri ukrainas: Mariupoli nuk ka rënë
Shmyhal tha gjithashtu se ai dhe zyrtarët ukrainas të financave do të kërkojnë më shumë ndihmë financiare gjatë javës në takimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington.
“Ne kemi nevojë për më shumë para për të përmbushur detyrimet tona humanitare dhe sociale”, shtoi ai. “Tani vetëm gjysma e ekonomisë sonë është duke punuar. Prandaj ne kërkojmë mbështetje financiare”.