Ka shkuar në mbi gjysmë milioni numri i personave që po kthehen në veri të Gazës.
Më shumë se 500 mijë palestinezë të zhvendosur janë kthyer në këtë zonë pas 15 muajsh lufte, kanë bërë të ditur autoritetet atje, raportoi “Al Jazeera”.
Agjencia e lajmeve “AFP” thotë se qeveria e Gazës ka punësuar më shumë se 5,500 njerëz për të lehtësuar kthimin e njerëzve të zhvendosur.
Nga lufta në Gazë janë vrarë të paktën 47,417 palestinezë dhe janë plagosur 111,571 që nga 7 tetori 2023.
Të paktën 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi atë ditë dhe më shumë se 200 u kapën robër.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 17 të vdekur në Gazë nga një sulm izraelit
-
Ushtria izraelite pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza, thuhet në një raport
-
Kalon 70-mijëshin numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga nisja e luftës
-
Të paktën 60 të vrarë në Gazë në 24 orët e fundit
-
16 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gazë