Të paktën 951 emigrantë kanë vdekur derisa po tentonin të arrinin në Spanjë përmes detit përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023, ka thënë një grup i të drejtave të migrantëve.
“Caminando Fronteras” ka thënë se totali përfshin 112 gra dhe 49 fëmijë.
Në raportin e organizatës thuhet se më pak anije arritën në gjashtë muajt e parë, por se 13 persona më shumë vdiqën krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raportoi AP.
Ministria e Brendshme e Spanjës ka deklaruar se 12,192 persona arritën me varka në gjashtë muajt e parë, 4% më pak se vitin e kaluar.
“Caminando Fronteras” fajësoi shtetet si Spanjën dhe Marokun për mungesë të koordinimit dhe dështimit për të kryer operacione shpëtimi në kohë.
Kjo organizatë ka raportuar se 2,390 emigrantë vdiqën ose u zhdukën ndërsa po tentonin të arrinin në Spanjë në vitin 2022.
-
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të arritur në Spanjë përmes detit
-
Të paktën 50 persona mbyten gjatë udhës për në Ishujt Kanarine
-
Inteligjenca spanjolle paralajmëroi për planin e kalimit masiv të migrantëve në Ceuta
-
Besohet për 17 të vdekur teksa po përpiqeshin të arrinin në ishujt e Spanjës
-
Ceuta në gjendje të rënduar, mijëra persona mbeten aty pas dyndjes në kufi