Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C

Moti

Foto: Associated Press

Vlerësimet e Agence France Prese (AFP) thonë se 94 milionë evropianë do të përjetojnë të mërkurën temperatura mbi 35 gradë celsius.

Shumica e tyre do të jenë në Francë dhe në Spanjë. 

Ndërkaq, më shumë se 350 milionë njerëz do të përjetojnë temperatura mbi 30 gradë celsius.

Kjo është dy e treta e popullsisë së kontinentit, dhe ende është vetëm fillimi i verës.

Temperaturat pritet të arrijnë kulmin në Holandë dhe Belgjikë të premten, ndërsa zhiva në Gjermani pritet të rritet në 40 gradë celsius gjatë fundjavës.

Vala e të nxehtit do të shtrihet edhe në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme, me paralajmërime të ashpra për nxehtësi, të lëshuara për vende si: Polonia, Kroacia dhe Hungaria për më vonë gjatë javës.

Edhe Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem Botë Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem

Deri më tani, Franca, Spanja dhe Italia janë goditur më rëndë nga vala e të nxehtit.

Të paktën 40 persona janë mbytur në incidente të lidhura me valën e të nxehtit në Francë që nga e enjtja e kaluar, sipas autoriteteve.

Lexo përditësimet tjera
Temperaturat

Mijëra njerëz në Francë mbesin pa energji elektrike mes të nxehtit ekstrem

Autoritetet në veri të Francës po përpiqen të mërkurën të rikthejnë energjinë elektrike për mijëra banesa...