Të paktën 71 njerëz kanë vdekur pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën që Indonezinë dhe Timorin Lindor të dielën.
Shiu shkatërroi dhjetëra shtëpi ndërsa uji nga digat e tejmbushura zhyti mijëra të tjera. Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore në Timorin Lindor. Më shumë se 40 persona janë ende të zhdukur ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar që numri i vdekjeve mund të rritet edhe më tepër.
"Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara kanë penguar ekipin e kërkimit dhe shpëtimit," kanë thënë autoritetet.
Ato besojnë se ka ende trupa njerëzish të bllokuar në baltë mirëpo s’kanë informata zyrtare, shkruan BBC.
Në anën tjetër, në Timorin Lindor kanë vdekur të paktën 21 persona. Shumë nga viktimat besohet se janë nga kryeqyteti i vendit, Dili.
-
Qindra të vdekur dhe të zhdukur nga përmbytjet në Azinë Juglindore
-
Të paktën 19 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi
-
21 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indonezi, dhjetëra ende të zhdukur
-
Rrëshqitjet e tokës në Indonezi, vriten 41 njerëz
-
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë