Një sulm ajror i Izraelit në një ndërtesë shkolle që strehon palestinezët e zhvendosur në qytetin e Gazës ka vrarë më shumë se 70 njerëz, ka thënë drejtori i një spitali për BBC të shtunën.
Fadl Naeem, kreu i spitalit al-Ahli ku u dërguan shumë nga viktimat, ka thënë se ishte e vështirë të identifikonte trupat për shkak të shpërfytyrimit nga sulmi.
Naeem ka thënë se situata ishte “katastrofike” dhe mjekët nuk ishin në gjendje të trajtonin të plagosurit rëndë.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) ka thënë se shkolla al-Taba'een “shërbeu si objekt aktiv ushtarak i Hamasit dhe Xhihadit Islamik” me rreth 20 “militantë” që vepronin atje. Hamasi e mohon këtë.
Izraeli ka sulmuar disa strehimore të tilla në Gaza gjatë javëve të fundit.
-
Raportohet për dhjetëra të vrarë në një sulm izraelit mbi një shkollë në Gaza
-
Të paktën 32 të vdekur nga sulmet e reja izraelite mbi qytetin e Gazës
-
59 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Të paktën 23 të vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në Gaza
-
Sulmi i Izraelit në një ndërtesë në Gaza ua merr jetën 29 personave