Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e kontrolluar nga Hamasi thotë se dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një shkollë që shërbente si strehimore në Gaza.
Ushtria izraelite tha se kishte goditur vendndodhjen të shtunën, duke e përshkruar objektivin e saj si një qendër komanduese të Hamasit.
Sipas agjencisë, sulmi në distriktin Daraj la të vrarë të paktën 90 persona, raportoi BBC.
“Numri i të vdekurve është mes 90-100 dhe janë dhjetëra të lënduar. Tri raketa izraelite e goditën shkollën që po strehonte palestinezët e zhvendosur”, thanë nga agjencia.
Ushtria e Izraelit tha se kishte “goditur saktësisht terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit në shkollën Al-Taba’een”.
-
Sulmohet një shkollë tjetër në Gaza, shtatë të vdekur
-
22 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza
-
Raportohet për 12 të vdekur në sulmin izraelit në një shkollë në Gaza
-
Mbi 70 të vrarë nga sulmi izraelit në një ndërtesë shkolle në Gaza
-
16 të vdekur nga një sulm izraelit në një shkollë në Gaza