Më shumë se 70 persona kanë vdekur dhe mbi 200 janë plagosur në valën e re të dhunës në Bangladesh, ndërsa protestuesit antiqeveritarë janë përballur me policinë dhe aktivistët e partisë në pushtet, raporton agjencia “AP” të dielën.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtestat vdekjeprurëse filluan muajin e kaluar pasi studentët kërkuan t’i jepet fund një sistemi kuotash që rezervonte 30 për qind të vendeve të punës në qeveri për familjet e veteranëve që luftuan në luftën e pavarësisë së Bangladeshit kundër Pakistanit në vitin 1971.
Të paktën 11 mijë persona janë arrestuar gjatë javëve të fundit.
Protestuesit bënin thirrje për mosbashkëpunim, duke shtyrë njerëzit të mospaguajnë taksat e faturat dhe të mos dalin në punë të dielën, e cila është ditë pune në Bangladesh. Protestuesit sulmuan Fakultetin e Mjekësisë në Daka.
Policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat që bllokonin autostradat kryesore. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar bomba dhe të shtëna armësh.