Më shumë se 20 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në valën e re të dhunës në Bangladesh, ndërsa protestuesit antiqeveritarë janë përballur me policinë dhe aktivistët e partisë në pushtet, raporton agjencia “AP”.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina. Të paktën 11 mijë persona janë arrestuar gjatë javëve të fundit. Protestuesit bënin thirrje për mosbashkëpunim, duke shtyrë njerëzit të mospaguajnë taksat e faturat dhe të mos dalin në punë të dielën, e cila është ditë pune në Bangladesh. Protestuesit sulmuan Fakultetin e Mjekësisë në Daka. Policia hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë turmat që bllokonin autostradat kryesore. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar bomba dhe të shtëna armësh.
-
Mbi 90 të vrarë në protestat në Bangladesh
-
Mbi 70 të vrarë në protestat në Bangladesh
-
Kryeministrja e Bangladeshit jep dorëheqje dhe largohet nga vendi
-
Bangladeshi në shtetrrethim ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët po rriten
-
Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit