Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 2,8 milionë njerëz identifikohen si transgjinorë në SHBA, thotë hulumtimi

Transgjinoret

Foto: Associated Press

Më shumë se 2.8 milionë njerëz tani identifikohen si transgjinorë në SHBA, përfshirë rreth 724,000 të rinj, sipas një analize të re të të dhënave që është më e madhja e këtij lloji deri më sot.

Hulumtuesit nga Instituti “Williams” i Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles (UCLA) përdorën anketa federale dhe të dhëna nga agjencitë shtetërore të shëndetit për të identifikuar madhësinë dhe demografinë e popullsisë transgjinore në secilin shtet.

Analiza, e publikuar të mërkurën, dokumentoi mijëra të rinj transgjinorë që jetojnë në të 50 shtetet dhe në Distriktin e Kolumbias, raporton The Guardian.

Gjetjet kundërshtojnë përpjekjet agresive të Donald Trumpit për të mohuar ekzistencën e të miturve transgjinorë, pasi administrata e tij heq referencat për personat transgjinorë në të gjitha agjencitë federale duke eliminuar mbrojtjet dhe programet për komunitetet LGBTQ+.

Autorët paralajmërojnë se studimi i tyre mund të jetë portreti i fundit gjithëpërfshirës i popullsisë transgjinore të vendit për një dekadë ose më shumë, pasi personat transgjinorë fshihen nga anketat jetësore të SHBA-së, duke përfshirë raportet shëndetësore dhe analizat e të dhënave të krimit.

“Personat transgjinorë jetojnë kudo dhe përfaqësohen në çdo shtet”, ka thënë Dr. Jody Herman, studiuese e lartë e politikave publike në Institutin Ëilliams dhe bashkautore e raportit, duke vënë në dukje se popullsia totale transgjinore në SHBA ishte më e madhe se madhësia individuale e disa shteteve shtetesh. 

Edhe Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave Botë Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave

“Kjo është një popullsi e konsiderueshme që ka shqetësime dhe pengesa unike për përmbushjen e nevojave të tyre, dhe ligjvënësit duhet ta mbajnë mend këtë”, ka shtuar ai.

Minnesota kishte shkallën më të lartë të të rriturve që identifikohen si trans (1.2%), ndërkaq Haëaii kishte shkallën më të lartë të të rinjve trans (3.6%), megjithëse shkallët ishin të ngjashme në të gjitha shtetet.

Raporti zbuloi gjithashtu se raca dhe etnia e personave transgjinorë ishte kryesisht e ngjashme me demografinë më të gjerë të SHBA-së, teksa të rriturit indigjenë, latino-amerikanë dhe shumëracorë kishin pak më shumë gjasa të identifikohen si transgjinorë sesa grupet e tjera.