Një sondazh i fundit ka treguar dallime të qarta mes grupmoshave në mënyrën se si amerikanët informohen çdo ditë. Të dhënat tregojnë se të rinjtë mbështetën kryesisht te rrjetet sociale, ndërsa të moshuarit preferojnë televizionin dhe median tradicionale.
Sipas sondazhit të bërë nga The Associated Press dhe Qendra për hulumtime për çështjet publike në Universitetin e Çikagos, ka treguar se 57% e të rinjve të moshës 13–17 vjeç marrin lajme çdo ditë nga rrjetet sociale, duke e bërë këtë burimin kryesor për këtë grup. Në anën tjetër, vetëm 30 për qind e personave mbi 50 vjet përdorin rrjetet sociale për informim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, televizioni dhe platformat streaming dominojnë te grupmoshat më të mëdha. 74 për qind e personave mbi 65 vjet dhe 52 për qind e atyre 50-64 vjeç ndjekin lajmet në këtë formë, krahasuar me vetëm 44 për qind të adoleshentëve.
Faqet digjitale të lajmeve apo portalet, mbeten një burim i rëndësishëm për të gjitha moshat, me përdorim nga 39 për qind deri në 43 për qind.
Sondazhi tregon gjithashtu rritje të përdorimit të chatbotëve si burim informacioni te të rinjtë, me 22 për qind të grupit të moshës nga 13-17 vjeç që thonë se i përdorin ato për lajme, krahasuar me vetëm 8% ose më pak në grupmoshat më të mëdha.
Podcastet dhe shtypi i shkruar, si ai lokal ashtu edhe kombëtar, mbeten më pak të përdorura, por kanë një prani më të madhe te të moshuarit.
Sondazhi është realizuar në shkurt 2026 dhe përfshiu mbi 2.000 pjesëmarrës.
