Të rinjtë duan që lajmet të jenë më argëtuese është përfundimi i një raporti të ri nga “Reuters Institute for the Study of Journalism” në Universitetin e Oksfordit, ka raportuar NiemanLab.
Studimi ka analizuar mënyrën se si konsumojnë lajme të rinjtë (18-24 vjeç) krahasuar me të rriturit mbi 55 vjeç. Rezultati është i qartë: të dy grupet duan informacion për lajme lokale dhe ndërkombëtare, por të rinjtë kërkojnë diçka më shumë, lajme që i argëtojnë.
Teksa të rriturit i vendosin lajmet argëtuese (satira, përmbajtje që të bën të qeshësh) në vend të dhjetë, të rinjtë i rendisin ato në vendin e pestë.
Sipas raportit, të rinjtë nuk duan vetëm të informohen, por edhe të ndihen mirë gjatë konsumimit të lajmeve. Kjo lidhet me faktin se ata përdorin gjithnjë e më shumë platforma që kombinojnë informacionin me argëtimin, duke ndikuar në pritshmëritë e tyre.
Megjithatë, ani pse të rinjtë mendojnë se mediat bëjnë punë të mirë në informim, ato janë më pak të suksesshme në një aspekt tjetër, t’i bëjnë njerëzit të ndihen më pozitivë për botën.
Edhe
Rrjetet sociale burim kryesor i informimit te të rinjtë në SHBA, televizioni te të moshuarit
Raporti thekson gjithashtu se zakonet e të rinjve kanë ndryshuar shumë me kalimin e kohës.
Në vitin 2015, ata konsumonin më shumë lajme përmes faqeve online.
Në vitin 2025, ata janë zhvendosur drejt përmbajtjes që lind fillimisht në rrjetet sociale dhe shpërndahet aty.
“Të dhënat tregojnë qartë se të rinjtë konsumojnë një shumëllojshmëri mediash dhe informacioni, shpesh në mënyra më të larmishme dhe më komplekse”, kanë deklaruar autorët e studimit.
Edhe
Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët
Ata kanë shtuar se të rinjtë kanë gjithnjë e më shumë interes për formate audio dhe video, si dhe për përmbajtje më personale dhe autentike, të drejtuara nga figura publike apo krijues përmbajtjeje.
Gjithashtu, të rinjtë janë më të hapur ndaj përdorimit të teknologjive të reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale (AI), në gazetari.