Më shumë se 10 milionë ukrainas, përfshirë më shumë se gjysma e popullsisë fëmijë në Ukrainë, janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit muajin e kaluar, ka thënë një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara, raportoi CNN.
Nga ta, 6.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit dhe 3.9 milionë kanë kaluar kufijtë në shtetet fqinje, ka thënë zëvendëskoordinatorja e Emergjencave e KB-së për Çështjet Humanitare, Joyce Msuya.
Msuya ka thënë se ndihma humanitare po rritet dhe tani janë më shumë se 1230 personel i KB-së në Ukrainë që po punojnë me më shumë se 100 organizata humanitare.
Ajo ka thënë se konvoji i parë i KB-së ka arritur në Sumy më 18 mars dhe ka shpërndarë 130 tonë mjete mjekësore, ujë, ushqime, e të tjera gjëra.
“Organizatat humanitare janë të shqetësuara për rrezikun e trafikimit, dhunës seksuale dhe abuzimi në Ukrainë dhe rajon”, ka thënë Msuya.
Msuya shtoi se përfaqësuesit e KB-së po përhap shërbimet e mbrojtjes për ukrainasit që largohen nga vendi por edhe brenda vendit duke ofruan informacion për rrugë apo opsione të sigurta për ta gjatë luftës dhe strehim të sigurt.