10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit rus të këtij vendi më 24 shkurt.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, ka thënë në Twitter se si rezultat i këtij pushtimi të Rusisë, më shumë se një e katërta e popullsisë së Ukrainës kanë lëvizur.
“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa 10 milionë janë larguar si refugjatë jashtë vendit, ose të zhvendosur brenda vendit”, ka thënë ai, raporton BBC.
Among the responsibilities of those who wage war, everywhere in the world, is the suffering inflicted on civilians who are forced to flee their homes.
— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) March 20, 2022
The war in Ukraine is so devastating that 10 million have fled — either displaced inside the country, or as refugees abroad.
Lufta e Rusisë në Ukrainë filloi më 24 shkurt dhe që atëherë miliona njerëz kanë ikur në vendet fqinje.
Edhe
OKB: 45.000 ukrainas të tjerë janë larguar nga vendi në 24 orët e fundit
Polonia ka mirëpritur më shumë se dy milionë refugjatë dhe më shumë se gjysmë milioni ukrainas kanë ikur në Rumani.
Të dielën, UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 3,389,044 ukrainas ishin larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus. Nëntë nga 10 prej atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kanë të drejtë për thirrje ushtarake dhe nuk mund të largohen.