Qeveria izraelite ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmet e Hamasit ka shkuar në 1.400.
BBC-ja ka raportuar të dielën se sipas Ministrisë së Shëndetësisë që udhëhiqet nga Hamasi, në Gaza janë vrarë mbi 2.400 persona pas sulmeve izraelite.
Ushtria e Izraelit ka thënë se po planifikon sulme nga toka, ajri dhe deti në Gaza, por nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për ofensivën.
Izraeli të premten paralajmëroi 1.1 milionë palestinezë që jetojnë në veri të Gazës të largohen për në jug. Mijëra janë parë duke u larguar.
Ushtria e Izraelit të dielën ka thënë se Hamasi është duke i ndaluar civilët të largohen nga veriu i Gazës.
“Hamas po parandalon në mënyrë aktive civilët që të largohen”, ka thënë zëdhënësi i Ushtrisë së izraelit, Jonathan Concrius.
-
Të paktën 40 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
-
Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori
-
Hamasi thotë se shifra e të vdekurve në Gaza ka arritur në afro 16 mijë që nga 7 tetori
-
Hamasi thotë se deri tani janë vrarë 13.000 persona në Gaza
-
Izraeli ul shifrat, nga sulmet e Hamasit u vranë 1200 persona