Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli ul shifrat, nga sulmet e Hamasit u vranë 1200 persona

Izraeli ka ndryshuar shifrat e të vrarëve nga sulmet e Hamasit një muaj më parë, duke e zbritur numrin nga 1400 në 1200, ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Izraelit.

“Ky është numri i përditësuar”, ka thënë Lior Haiat për AFP-në. “Është për shkak të faktit se kishte shumë kufoma të paidentifikuara dhe tani mendojmë se ato u përkasin terroristëve... s’janë viktima izraelite”.

Izraeli pati thënë më herët se Hamasi ka vrarë mbi 1400 persona, shumica civilë, në sulmet e 7 tetorit.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe që nga 7 tetori ka sulmuar vazhdimisht Rripin e Gazës nga toka dhe ajri.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës.