Ministria e Shëndetësisë në Gaza, që drejtohet nga Hamasi, ka njoftuar se 15 mijë e 899 persona kanë humbur jetën që kur Izraeli ka nisur ofensivën ushtarake më 7 tetor, raporton “BBC”.
Izraeli nisi ofensivën si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të militantëve të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor, ku si pasojë u vranë 1200 persona e u morën rreth 240 pengje.
Hamasi të hënën ka njoftuar se 349 persona janë vrarë nga sulmet izraelite vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Sipas shifrave të Hamasit, 70 për qind e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.
Izraeli thotë se synim e ka ta largojë Hamasin nga Rripi i Gazës.