Rreth 31 mijë persona raportohet se kanë vdekur nga sulmet izraelite në Gaza, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
TheGuardian ka raportuar se shumica e viktimave kanë qenë gra e fëmijë, derisa mijëra trupa të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.
Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit kanë nisur në tetorin e 2023-s.
Në anën tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se kanë gjetur një “komponim terrorist” në Gaza që përmban armë, duke përfshirë pushkë AK-47 dhe pajisje shpërthyese.
Në Gazën veriore dhe qendrore, Izraeli ka çmontuar raketa që përdoreshin për të gjuajtur në drejtim të territorit izraelit.
Artikuj të ngjashëm