Tre persona janë dërguar në spital pasi material radioaktiv u gjet brenda një shtëpie në Sydney.
Për disa orë, shtëpia në Arncliffe u rrethua me shirita paralajmërues për rrezik helmues, bërthamor ose biologjik brenda.
Forcat australiane konfirmuan se operacioni u krye me ekipet e zjarrfikësve.
Zjarrfikësit kanë thënë se “izotopet me nivel të ulët radioaktiv” janë gjetur, raportoi BBC.
Materiali u gjet në një kontejner, pa lëshim rrezatimi.
Edhe
Shpërthim në një hidrocentral në jug të Zvicrës
“Ata ishin në gjendje ta izolonin materialin pa ndonjë incident. Tre banorë të shtëpisë u dërguan në spital, vetëm për mbikëqyrje”, tha ekipi.
U konfirmua se nuk pati prova të ekspozimit ndaj rrezatimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sfera të mistershme metalike shfaqen në një plazh në Australi
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Disa sektor të Pentagonit në izolim pas një incidenti me “materiale të rrezikshme”
-
Gjendet mjet shpërthyes në një shtëpi në Rahovec, ndërhyn FSK-ja