Disa kate të ndërtesës së Pentagonit janë vendosur në izolim pasi u zbulua një “problem me cilësinë e ajrit”, ndërsa ekipet me veshje speciale për materiale të rrezikshme po dërgohen në vendngjarje, raporton “BBC”.
Sistemet e ndërtesës zbuluan një “problem me cilësinë e ajrit që kërkon masa paraprake derisa të përcaktojmë rëndësinë e tij”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.
“Departamenti po zbaton protokollet standarde të mbrojtjes, përfshirë një urdhër për t'u strehuar në vend, për zonën e prekur”, tha Parnell.
Pentagoni po asistohet nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjencave Mjekësore i Arlingtonit, i cili njoftoi në rrjetet sociale se po i përgjigjet një incidenti me materiale të rrezikshme.
Policët në ndërtesë po mbajnë gazmaska dhe pajisje të plota mbrojtëse, raportuan mediat amerikane.
Pentagoni shërben si selia e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, me më shumë se 20,000 punonjës qeveritarë që punojnë në këtë ndërtesë.
-
Shumëkatëshja jostabile rrezikon Konsullatën e Kosovës në New York
-
Mbi 40,000 njerëz evakuohen pas rrjedhjes së një kimikati toksik në Kaliforni
-
Motivimi i Iranit për armëpushim është shumë i lartë, thotë shefi i Pentagonit
-
Pentagoni po shqyrton dërgimin në Lindje të Mesme të ndihmës ushtarake të paraparë për Ukrainën
-
Bota duhet ta falënderojë Trumpin, thotë shefi i Pentagonit