Qeveria franceze ka thënë se masat e ndërmarra për të ndihmuar ekonominë gjatë krizës së koronavirusit, kanë një kosto prej rreth 450 miliardë eurosh, shumë kjo e barazvlefshme me 20 për qind e GDP-së.
Që nga marsi, qeveria ka mobilizuar pako të ndryshme përfshirë pagesa për ata që kanë mbetur përkohësisht nga puna, hua të garantuara nga qeveria, lehtësime tatimore ndër të tjera.
“Nëse marrim parasysh çdo gjë që është bërë me buxhet dhe mbështetjet që janë bërë, atëherë është 450 miliardë euro, 20 për qind e GDP-së së vendit”, ka thënë ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, për “BFM TV”.
Ai ka shtuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të njoftojë për masa të forta në përkrahje të prodhuesve të veturave.
-
Gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të Francës shkaku i përmbytjeve
-
Macron: Kostoja do të jetë shumë e lartë për Rusinë nëse sulmon Ukrainën
-
Franca do të paguajë 38 milionë qytetarë me nga 100 euro, shkak rritjet e kostove
-
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Francë arrin në mbi 100.000
-
Macron paralajmëron për mundësinë e vazhdimit të masave anti-Covid deri në verë