Franca është bërë të enjten shteti i tretë në Evropë, pas Britanisë së Madhe dhe Italisë, që ka arritur numrin e të vdekurve nga COVID-19 në mbi 100.000.
Shteti i cili ka 67 milionë banorë është vendi i tetë në botë që ka arritur këtë shifër të të vdekurve që kur ka filluar pandemia.
Vetëm gjatë të enjtes, në Francë kanë vdekur 300 persona të prekur me koronavirus.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë gazetës “Le Parisien” se mendon për të gjithë njerëzit që kanë vdekur në pandemi dhe për familjet e tyre.
Macron ka thënë se pandemia ka qenë mizore me shumë njerëz të cilët në momentet e fundit të jetës nuk i kanë pasur afër më të dashurit e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Bien rastet me COVID-19 në Francë
-
199 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit
-
72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit
-
141 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Francë, mbi 16.600 raste
-
Franca i regjistron 151 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit