Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

199 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet franceze kanë njoftuar se 199 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Siç bëhet e ditur, gjatë kësaj periudhe 21.231 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Këto shifra po cilësohen më të mëdha se regjistrimet e kaluara, ku kishin rezultuar pozitivë 20.701.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 81.647, duke u cilësuar si shteti i shtatë me më së shumti vdekje.