Qeveria franceze ka njoftuar një pagesë të njëhershme prej 100 eurosh për çdo qytetar, të ardhurat neto mujore të të cilit janë 2 mijë euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.
"Kompensimi i inflacionit" do të shkojë për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin një veturë apo ngasin një motor.
Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit.
Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin të tyret në fillim të vitit 2022.
Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri Jean Castex tha se do t'i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, shtoi ai.
Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë COVID-19. Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Protesta masive në Francë, paralajmërohet mbyllja e shkollave dhe bllokimi i trafikut
-
Miliona britanikëve do t’u ndahen nga 300 funte shtesë për ta përballuar krizën
-
Evropa rrezikon të përballet me trazira politike
-
Franca do t’i paguajë nga 150 euro në muaj familjet që i presin refugjatët ukrainas