Dhjetëra autobusë dhe kamionë kanë zhvilluar një protestë të ngadaltë në rrugën unazore të Parisit të hënën kundër rritjes së çmimeve të karburantit, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
"Vështirësia kryesore tani është gjetja e ekuilibrit tonë në biznesin tonë, pasi ne shitëm shërbime me automjetet me një çmim të caktuar për naftën që ishte shumë më e lirë. Dhe ne nuk do t'u kërkojmë klientëve të paguajnë këtë diferencë", ka thënë për Associated Press Sarah Bahesre, menaxhere e një kompanie për dhënien e autobusëve me qira.
Qeveria franceze ka njoftuar të premten një plan të kufizuar në disa sektorë për të zbutur ndikimin e ofensivës SHBA-Izrael në Iran, duke përfshirë 50 milionë euro muajin e ardhshëm për sektorin e transportit i cili është goditur rëndë.
Por për profesionistët, kjo nuk është e mjaftueshme. Ata po i kërkojnë shtetit më shumë ndihmë sesa ajo e njoftuar javën e kaluar.
"Gjithçka do të rritet. Në fakt, gjithçka do të rritet - gomat, pjesët rezervë, nafta. A do të përballemi me mungesë nafte? Po ngrihen shumë pyetje", ka shtuar Bahesre.
-
Për një javë nafta u shtrenjtua 14 centë, ekonomistët shtrojnë nevojën për masa
-
Rriten çmimet e naftës pasi Irani pezulloi bisedimet me SHBA-në
-
Lufthansa anulon 20,000 fluturime të verës për shkak të çmimit të karburantit
-
Çmimet e naftës po rriten ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po zgjerohet
-
Shtrenjtimi i karburantit anulon mijëra fluturime në Evropë