Mijëra banorë francezë u evakuuan nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve që prekën pjesët veriore dhe lindore të vendit.
Reshjet rekord bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qindra qytete dhe fshatra.
Fondi i urgjencës që është rreth 50 milionë euro do të përdoret nga autoritetet lokale që përballen me krizë.
80 milionë euro të tjera janë përdorur për të ndihmuar fermerët në zonat më të goditura, njoftoi të mërkurën ministri i Bujqësisë, Marc Fesneau.
Përmbytjet goditën më shumë pjesën veriore të Francës. Presidenti Emmanuel Macro vizitoi zonën e Calais dhe premtoi ndihmë shtetërore për kompanitë, punëtorët dhe familjet, duke thënë se masat paraprake të vendosura vitin e kaluar kishin shpëtuar jetë.
-
Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit
-
Franca në flakë, i nxehti rrit rrezikun
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje
-
Zjarret në Francë e Spanjë, evakuohen mbi 375 mijë persona
-
Më shumë se 300,000 të evakuuar nga zjarret në Francë dhe Spanjë