Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mario Draghi betohet si kryeministër i ri i Italisë

Mario Draghi është betuar si kryeministër i ri i Italisë gjatë ditës së sotme.

Draghi formoi një qeveri uniteti të partive politike kryesore, pas rënies së asaj të fundit. Qeveria e kaluar italiane u fut në kaos pas përplasjes mbi mënyrën e shpenzimit të fondeve nga Bashkimi Evropian për rikuperim nga koronavirusi.

Italia ende është në gjendje të vështirë me pandeminë, teksa po përballet me krizat ekonomike më të rënda në dekada.

Janë gjithsej tetë gra ministre në qeverinë e Draghit, nga gjithsej 23 ministra, raporton BBC.