Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që u betua si kryeministrja e parë femër e Italisë të shtunën, fitoi zgjedhjet në një fushatë të ndërtuar rreth një premtimi për të bllokuar anijet e emigrantëve, dhe për mbështetje për "vlerat familjare" tradicionale dhe temat anti-LGBTQ.
Meloni u betua nga presidenti italian Sergio Mattarella në një ceremoni në Pallatin Quirinale në Romë, raportoi CNN-i të shtunën.
Ajo kryeson një aleancë të partive të ekstremit të djathtë dhe të qendrës së djathtë, dhe do të formojë qeverinë më të djathtë që Italia ka parë në dekada.
Fitorja e Melonit në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar sugjeron se joshja e nacionalizmit mbetet e pandërprerë në Itali – por zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë nga e djathta, ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas.
Qeveria e re përbëhet nga një koalicion me dy liderë të tjerë të krahut të djathtë. Njëri është Matteo Salvini, një ish-ministër i Brendshëm.
24 ministrat e Melonit – gjashtë prej tyre gra, u betuan përkrah saj të shtunën.
-
Liderja e ekstremit të djathtë pritet të bëhet kryeministrja e parë e Italisë
-
Meloni prin në sondazhe, por me italianët e përçarë
-
Biden i kërkon Melonit që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
-
Gjenerali italian, Roberto Vannacci lanson parti të ekstremit të djathtë
-
Trump në takimin me Melonin: Do të ketë marrëveshje tregtare, 100%