Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mario Draghi të shtunën betohet si kryeministër i ri i Italisë

Mario Draghi ka pranuar zyrtarisht rolin e kryeministrit të ardhshëm të Italisë dhe do të bëjë betimin të shtunën.

Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, ka emëruar kabinetin e tij pas takimit me presidentin italian, Sergio Mattarella.

Draghi ka siguruar mbështetjen e pothuajse të gjitha partive kryesore politike, pas rënies së administratës së mëparshme muajin e kaluar, që udhëhiqej nga Giuseppe Conte, raporton BBC.

Qeveria e kaluar italiane u fut në kaos mes një grindjeje mbi mënyrën e shpenzimit të fondeve të rigjenerimit të koronavirusit nga Bashkimi Evropian.

Italia është ende duke u përballur me pandeminë, teksa ka krizën më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit. Vendi ka regjistruar më shumë se 93 mijë vdekje, shteti i gjashtë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve.