Maqedonia e Veriut ka nënshkruar marrëveshje për furnizim me vaksina kineze kundër Covid-19
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me vaksina kundër Covid-19 me kompaninë kineze “Sinofarm”.
Sipas marrëveshjes rreth 200 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoni të Veriut gjatë muajit shkurt, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur ditëve në vijim.
“Vaksina e kompanisë “Sinofarm” ruhet dhe shpërndahet në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa është e paketuar në shiringë të mbushur paraprakisht, e cila lehtëson aplikimin e vetë vaksinës. Ky lloj i vaksinës ka një lidhje optimale midis sigurisë dhe efikasitetit, prandaj mund t’u jepet të gjithë qytetarëve, pa kufizime”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
-
Shqipëria me marrëveshje për të siguruar vaksina kineze kundër COVID-19
-
Maqedonia e V. do të blejë 100 mijë vaksina ruse Sputnik V
-
Nis vaksinimin kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
-
Në Maqedoni të Veriut nis dhënia e vaksinës së katërt anti-COVID
-
Në Maqedoninë e Veriut paralajmërohet doza e tretë e vaksinës anti-COVID