Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar vaksinën kineze anti-COVID.
TCH mëson se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., nëpërmjet të cilës do të sigurojë vaksinat e prodhuara në Kinë.
Qeveria shqiptare ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina anti-COVID nga Kina. Sipas Aktit Normativ marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Të hënën, një dërgesë me vaksina të Rusisë “Sputnik” kanë arritur në Shqipëri po ashtu. Shqipëria ka arritur të shfrytëzojë deri tash edhe vaksinat e AstraZenecas e Pfizerit./Top Channel
Artikuj të ngjashëm
-
Maqedonia V. nënshkruan marrëveshje për furnizim me vaksinën kineze kundër COVID-19
-
Gjermania dërgon vaksina anti-COVID në Kinë
-
Shqipëria ka pranuar deri më tani afro 2 milionë vaksina anti-COVID
-
Shqipëria shpall ditët e hapura të vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç
-
Në Shqipëri mbërrijnë edhe 50.000 doza të vaksinës “Coronavac”