Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mali i Zi pret ftesën për anëtarësim në NATO

Mali i Zi pret ftesën për anëtarësim në NATO, gjatë samitit të aleancës në maj, por disa pengesa ende ekzistojnë, përfshirë këtu kundërshtimin e fuqishëm të ish-patronit të shtetit, Rusinë, raporton KTV.

Derisa zyrtarët malazezë janë të sigurt që Senati amerikan dhe tri shtetet tjera anëtare të NATO-s, do të ratifikojnë anëtarësimin e Malit të Zi, Podgorica pohon që Moska ka lansuar komplot dramatik kundër shtetit të vogël për ta pamundësuar këtë.

Duke iu referuar tentimit për grushtshtet, që u mendua gjatë zgjedhjeve parlamentare në tetor, ministri i Drejtësisë, Zoran Pazin, tha se Podgorica pret që Moska të shpjegojë rolin e diplomatëve rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov në planin për rrëzimin e dhunshëm të pushtetit dhe pengimin e anëtarësimit në NATO. Moska i ka përjashtuar këto pohime, të cilat realisht i referohen edhe opozitës së vetë shtetit.