Pritet që në ditët në vijim të vijë në parlamentin e Malit të Zi për miratim protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO, për të përmbyllur kështu udhëtimin e nisur më 2015.
Ratifikimi i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Senatit amerikan u mirëprit shumë në Mal të Zi, ndërkohë që pritet që në ditët në vijim protokollin e anëtarësimit ta miratojë edhe Spanja me Holandën, e me këtë përmbyllet rrugëtimi i kësaj republike të Ballkanit drejt anëtarësimit në NATO, i nisur që nga viti 2015. Megjithatë, Mali i i Zi ende është thellësisht i ndarë mes atyre që kanë nostalgji për Rusinë dhe të tjerëve që favorizojnë anëtarësimin në NATO. Vendimi për anëtarësim në NATO do të sillet në Parlament.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenatori amerikan John McCain gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi tha se pranimi i Malit të Zi në NATO është vendimtar për stabilitetin e rajonit, pas aksioneve të Rusisë, të cilat ai i quajti “të papranueshme”.
Edhe Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq është i bindur se anëtarësimi në NATO i kontribuon stabilitetit dhe ruajtjes së qetësisë në rajon. Ai shprehet i sigurt që Mali i Zi do të dijë t’i shfrytëzojë përparësitë që sjell aderimi i vendit në NATO.