Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro njoftoi sot se do të hapet kufiri me Kolumbinë në rajonin Taçira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti.
“Më 8 qershor, e shtunë kam urdhëruar hapjen e kufirit tonë me Kolumbinë në rajonin Taçira. Ne jemi një komb që mbron në mënyrë të vendosur pavarësinë tonë dhe të drejtën për vetëvendosje”, ka thënë Maduro në një postim në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin e vendit të saj me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për futjen e ndihmës humanitare në Venezuelë.
Për mbylljen e kufirit u arsyetua se kishte kërcënime serioze dhe të paligjshme nga Kolumbia.
Ndërkohë, në rajonin Taçira të Venezuelës, ndodhen tri ura ndërkombëtare, “Ura Francisco de Paula Santander”, “Ura Simon Bolivar” dhe “Ura Las Tienditas”, të cilat lidhin vendin me Kolumbinë./Atsh/