Një numër i madh i venezuelasve ia ka mësyrë Kolumbisë pak orë pasi presidenti Nicolas Maduro rihapi kufirin me shtetin fqinj, që ishte mbyllur për të mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.
Pika kufitare në Cucuta, është bërë vend i rëndësishëm për venezuelasit që blinin ushqim matanë kufirit për shkak të krizës së madhe që ka kapluar vendin e tyre, transmeton KTV.
Sipas Kombeve të Bashkuara, katër milionë venezuelas kanë ikur nga shteti për shkak të krizave ekonomike e humanitare.
Kjo krizë është thelluar edhe më shumë në momentin kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione me qëllim që ta rrëzojnë Maduron dhe të sjellin në pushtet opozitarin Juan Guaido.
Artikuj të ngjashëm
-
Rreth 4 milionë persona kanë ikur si pasojë e krizës në Venezuelë
-
Izolohet Venezuela, Maduro mbyll kufijtë
-
Rreth 2,5 milionë persona janë larguar nga Venezuela për shkak të krizës politike
-
Maduro është larguar, por problemet e shumta të Venezuelës jo
-
Më shumë se 7 milionë njerëz janë larguar nga Venezuela që nga viti 2015