Më shumë se 7 milionë njerëz në Venezuelë kanë lënë shtëpitë e tyre që nga viti 2015 për shkak të kushteve ekonomike dhe krizës politike, bazuar në të dhënat e OKB-së.
Më shumë se gjysma e tyre përballen me sfidën e ushqimit, strehimit dhe punësimit të sigurte ka thënë OKB-ja, shkruan BBC-ja të hënën.
Por, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballen ata jashtë vendit, fluksi i venezuelianëve që i shpëtojnë trazirave në atdheun e tyre nuk ka pushuar.
Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se këta emigrantë rrezikojnë të harrohen mes krizave të tjera.
“Nuk ka dyshim se është një krizë e madhe e zgjatur që po trondit rajonin [e Amerikës Latine]”, tha për BBC, David Miliband, president i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.
“Por është gjithashtu e qartë se prioritetet konkurruese për vëmendjen globale - Ukraina, uria në Afrikën Lindore, trauma në Afganistan - po e zbrazin vëmendjen në një mënyrë që është mjaft e rrezikshme”.
Edhe
Shkon në 3.811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Më shumë se 80% e atyre që janë larguar nga Venezuela jetojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, në vende të cilat shpesh tashmë kanë luftuar për të siguruar shëndet dhe arsim për shtetasit e tyre.
Popullsia e Venezuelës ka rënë nga 30.08 milion në 2015 në rreth 28.25 milion tani bazuar në shifrat e fundit të OKB-së.