Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maduro thotë se ka mposhtur ‘tentim puçin ushtarak’ të Guaidos në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, pretendon se kishte mposhtur atë që ai e quan puçin e tentuar ushtarak nga kreu i opozitës, Juan Guaidó.

Situata në Venezuelë është përshkallëzuar, pasi mbështetësit e liderit opozitar Juan Guaido dolën sërish për të protestuar, ndërkaq forcat e presidentit të kontestuar Nicolas Madura ndërhynë dhunshëm për t’i shpërndarë protestuesit.

Në një adresim për televiziv presidenti i kontestuar Maduro tha se Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij.

Nga ana tjetër Guaidó këmbëngul që Maduro ka humbur kontrollin mbi forcat e armatosura dhe se një tranzicion paqësor tashmë e kanë në duar.

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të tij për të dalë përsëri në rrugë të mërkurën.

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe më në Amerikën Latine, transmeton KosovaPress.