Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve që po e kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën të dielën. Mijëra njerëz qëndruan në kryeqytetin Caracas të hënën mbrëma, e më pas u nisën drejt objektit presidencial, pasi presidenti Nicolas Maduro deklaroi se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, ka raportuar BBC.
Një prani e madhe e ushtararëve dhe policëve ishte në rrugët e Caracasit me qëllim që t’i shpërndanin protestuesit, teksa ata thërrisnin “Liri, Liri!”
Opozita e ka kundërshtuar shpalljen e fitores së Maduros, duke e cilësuar atë si fitore të rreme, derisa ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve është kandidati Edmundo Gonzalez, me 73.2 për qind të votave.
Para procesit zgjedhor, sondazhet e paraqisnin opozitën si fituese, derisa partitë kundërshtare të Maduros u patën bashkuar në përpjekje për të rrëzuar liderin disavjeçar.
Disa vende perëndimore iu kanë bërë thirrje autoriteteve venezueliane që t'i publikojnë të dhënat e votimit nga secila qendër. Fitoren e Maduros e ka kundërshtuar edhe Argjentina.
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës
-
Mbështetësit e Maduros në protestë pas betimit të udhëheqëses së re të Venezuelës
-
SHBA-ja godet Venezuelën dhe kap Maduron
-
Venezuela thotë se i ka liruar 99 të burgosur të arrestuar pas protestave zgjedhore të 2024-s
-
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë