Lideri opozitar i Venezuelës, Juan Guaido, ka bërë thirrje për më shumë protesta kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro që tentoi të forconte pozitën e partisë socialiste në kongres.
Guaidos iu ndalua hyrja në kongres me qëllim që partia socialiste të zgjedhte kryetarin e ri, transmeton KTV. E deputetët opozitarë në një seancë të ndarë e zgjodhën kryetar të kongresit, Guaidon.
Opozitari që prej muajit nëntor ka tentuar të mobilizojë popullin kundër Maduros.
Shumë venezuelas janë lodhur nga kriza politike që ka shkaktuar një krizë ekonomike dhe ka nxitur edhe sanksionet e SHBA-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy deputetë deklarohen si kryeparlamentarë në Venezuelë
-
Maduro kërkon ndihmën e Norvegjisë në bisedimet me Guaidon
-
Maduro thotë se ka mposhtur ‘tentim puçin ushtarak’ të Guaidos në Venezuelë
-
Guaido thotë se ka nisur “faza finale” kundër pushtetit të Maduros
-
Guaido bën thirrje për marshim madhështor në Venezuelë