Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të diskutojë rreth krizës së ushqimit, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, gjatë turneut të tij katër-ditor në vendet afrikane: Kamerun, Benin dhe Guinea Bissau, ka bërë të ditur të martën Pallati Elysee.
“Pasojat e luftës në Ukrainë ndjehen fuqishëm në kontinentin afrikan, i cili është shumë i varur nga eksportet bujqësore ukrainase. Udhëtimi do të jetë një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë tonë kolektive ndaj krizave ushqimore dhe për të promovuar investimet afatgjata në bujqësi në vendet e cenueshme, veçanërisht në Afrikë”, ka thënë një zëdhënës i Pallatit, njoftoi CNN.
Macroni do të takohet me presidentin 89-vjeçar të Kamerunit, Paul Biya, të martën.
Ky është udhëtimi i parë i një presidenti francez në këtë shtet, që nga viti 2015.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se deri në 49 milionë njerëz mund të futen në krizë urie për shkak të ndikimit shkatërrues të luftës në furnizim dhe çmimet globale të ushqimit.
Edhe
Macron udhëton drejt Rusisë për të diskutuar me Putinin rreth Ukrainës
Gjatë turneut të tij - i cili filloi të hënën, Macroni do të flasë gjithashtu për sigurinë dhe kërcënimin terrorist që vazhdon të përhapet në të gjithë Sahelin dhe Afrikën Perëndimore.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjithashtu po viziton Afrikën, duke kërkuar mbështetje mes zemërimit global për krizën ushqimore, pas bllokadës së Moskës ndaj porteve ukrainase. Ai ka vizituar Egjiptin që është importuesi më i madh në botë i grurit dhe Republikën e Kongos.
-
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit