Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qortuar protestuesit të cilët u përleshën me policinë në Paris, gjatë protestës së fundit kundër rritjes së çmimeve të karburantit.
“Turp për ata që sulmuan forcat e sigurisë, turp për ata që ishin të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe gazetarëve”, ka shkruar sot në Twitter Macron, pasi protesta e mbajtur të shtunën në Paris, u shndërruan në protestë të dhunshme.
Mbi 100 mijë persona morën pjesë në protesta në rreth 1,600 protesta në mbarë Francën, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Shumica e protestave kanë qenë në paqësore, përveç në Paris, ku rreth 8 mijë persona protestuan.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në Champs-Elysees.
Zyrtarët thonë se në protesta, 19 persona janë lënduar, përfshirë edhe katër policë. Ndërkaq, 40 të tjerë janë arrestuar.
Protestuesit, të cilët po veshin jelekë ngjyrë të verdhë, po kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës. /REL
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar
-
Festa për fitoren e PSG-së kthehet në kaos, qindra të arrestuar në Francë
-
Automjetet lëvizin ngadalë në Paris në shenjë proteste për shtrenjtimin e naftës
-
Lëndohen 11 policë nga protesta e PD-së në Shqipëri, 18 të arrestuar
-
Franca përballet sot me protestat më masive në vitet e fundit