Ukraina e vetme duhet të vendosë nëse do të pranojë apo jo ndonjë lëshim territorial ndaj Rusisë, si pjesë e një përpjekjeje për t'i dhënë fund luftës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Kjo varet nga Ukraina. Unë mendoj se është detyra jonë të qëndrojmë pranë vlerave tona, të drejtës ndërkombëtare dhe rrjedhimisht pranë Ukrainës”, tha Macron për televizionin TF1, raportoi Sky News të enjten.
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë vizituan Kievin të enjten dhe ofruan shpresën e anëtarësimit në BE për Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të tij.
Rusia më 2014 ka aneksuar Krimenë, ndërkohë së fundi ka përkrahur dy rajonet separatiste Luhanskun e Donetskun të shpallin pavarësinë, e të cilat i ka njohur vetëm Kremlini.
-
Zelensky përcakton vijat e kuqe të Ukrainës
-
Macron: Plani i paqes i Trumpit për Ukrainën ka nevojë për përmirësim
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
BE: Ukraina duhet të jetë e lirë ta vendosë të ardhmen e saj