Raketat ruse kanë goditur zona të rëndësishme infrastrukturore të Lvivit të martën në Ukrainë, duke lënë shumë pjesë të qytetit pa energji elektrike, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi.
Lvivi, i cili ndodhet në perëndim të Ukrainës, shumë afër kufirit me Poloninë, është goditur rëndë të hënën nga raketat ruse, duke mbetur pjesa më e madhe e banorëve edhe pa ujë, raportoi BBC-ja të martën.
Qyteti ka rikthyer 95 për qind të furnizimit me energji elektrike mbrëmjen e së hënës së bashku me 70 për qind të furnizimit me ujë, por pas sulmeve të së martës, 30 për qind e Lvivit është sërish pa energji elektrike, ka bërë të ditur Sadovyi në Telegram.
Rusia ka intensifikuar sulmet në disa qytete të Ukrainës pas dëmtimit të urës që lidh Krimenë me Rusinë tri ditë më parë.
Të hënën forcat ruse kanë hedhur raketa mbi Kiev, Lviv, Dnipros e Zaporizhzhia, duke lënë të paktën 14 të vdekur, e shumë të tjerë të plagosur.
-
Disa pjesë të Lvivit mbesin pa ujë dhe energji elektrike
-
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë
-
Mbi 60 mijë ukrainas mbesin pa energji elektrike nga sulmet ruse